Pas një sezoni aspak bindës, Stefano Pioli do të mbyllë eksperiencën e tij te Milan-i në fund të këtij sezoni, ndonëse ka edhe një vit kontratë me “Djallin”. Sipas raportimeve të medieve italiane klubi që ka shfaqur interes të lartë për të firmosur me trajnerin 59-vjeçar është Napoli. Madje nga Italia theksohet se Presidenti i Napoli-t, De Laurentiis ka bërë gati edhe detajet e propozimit për Pioli-n, të cilit do i ofrohet një kontratë bashkëpunimi 2-vjeçare. Gjithsesi mbetet të mbyllet ky sezon që Milan dhe Pioli të ndajnë rrugët përfundimisht në mënyrë që De Laurentiis të nisë nga puna për të siguruar trajnerin e ri për Napoli-n.
sfidanti.al