Harden shënon 60 pikë, por trajneri nuk i lejon rekordin!

Në një mbrëmje të madhe, dha një paraqitje mbresëlënëse, por të ndërprerë në “rrugë e sipër”. Xhejms Harden shënoi 60 pikë në fitoren e Hjustonit ndaj Atlantës, 158-111, por këtë e bëri vetëm në 3 pjesë të lojës, sepse trajneri Majk D’Antoni e uli në stol gjatë gjithë pjesës së katërt. Kjo do të thotë se nuk theu rekordin e tij personal, që e ka 61 pikë në një ndeshje. Pra, 60 pikë në 31 minuta, diçka që mund të mburret se e ka bërë vetëm Uilt Çembërleni. Kjo ishte ndeshja e katërt në karrierë e Hardenit me 60 pikë të paktën, duke qenë baraz me Majkëll Xhordanin, dhe vetëm 2 ndeshje prapa Kobi Brajantit. i pakapshëm është pikërisht Çembërleni që ia ka dalë 32 herë.

“Është e pabesueshme, si gjithçka tjetër që ai bën”, – u shpreh D’Antoni. “Nuk është parë ndonjëherë kjo që po bën ai, – shprehet shoku i skuadrës, Rivers, – ai pati 60 pikë në nuk luajti në çerekun e fundit. Më gjeni një tjetër që e bën këtë gjë, tani”. Hjustoni ndodhet në vendin e katërt në Perëndim me 13 fitore e 6 humbje, ndërsa Hardeni është shënuesi më i mirë i NBA-së këtë sezon.

Sfidanti.al