Përse Ferrari komplimenton Hamiltonin për herë të parë në 13 vjet?!

Këtë e pohoi vetë kampioni i botës, që kishte mbetur i kënaqur, ndonëse jo aq shumë i habitur. Shefi i Ferrarit, Matia Binoto, kishte deklaruar se “është gjë e madhe që Hamiltoni do të jetë pilot i lirë në 2021, dhe flitet për një pilot fantastik”. Më pas, u tha se anglezi ishte takuar me përfaqësues të Ferrarit. “Ky është komplimenti i parë që marr nga Ferrari në 13 vjet, – u shpreh Hamiltoni, – nuk mbaj mend të ketë pasur tjetër gjithë këtë kohë. Natyrisht, më bëhet qejfi, pasi unë e vlerësoj shumë Ferrarin. Nuk është keq kur merr lavdërime nga një nivel i tillë”.

Pavarësisht moshës 35-vjeçare (në janar), piloti anglez mbetet tepër i kërkuar, dhe jo më kot ai është kampioni i botës në fuqi, si dhe ka fituar 6 tituj. “Bisedimet do të zgjasin disa muaj, – thotë ai, – ku i dihet se çfarë ndodh në tregun e pilotëve”. Shefi i Mercedesit, Toto Volf, nuk u mërzit aspak nga “romanca” mes pilotit të tij dhe Ferrarit, duke u shprehur se kushdo ka të drejtë të shohë më të mirën për karrierën e tij.

Sfidanti.al