Gati rokada Lukaku-Dibala, argjentinasi kërkon 350 000 paund në javë

Mançester Junajtidi dhe Juventusi kanë rënë dakord të bëjnë një shkëmbim spektakolar futbollistësh. “Skaj Italia” bën të ditur se të dy klubet e mësipërm do të bëjnë një shkëmbim, ku do të përfshihen Romelu Lukaku dhe Paulo Dibala. Madje thuhet se të dy klubet tanimë janë marrë veshdhe realizimi i marrëveshjes në praktikë do të bëhet shpejt.

Lukaku ka pranuar që të largohet nga “Old Traffordi” dhe tani pritet që të mirren vesh Dibala dhe klubi i “djajve të kuq”.Në fakt, kjo rokadë duket sa interesante, aq edhe realiste, kështu që duhet të pritet që të kalojë njëfarë kohë që të shihet sesi do të përfundojë kjo punë, pra nëse do të konfirmohet edhe zyrtarisht. Gjithsesi, argjentinasi ka një kërkesë, dëshiron të bëhet lojtari i dytë më i paguar I Premier Ligës, me rrogë 350 000 paundë në javë, i lënë pas vetëm nga Aleksis Sançez, që fiton 500 000.

Sfidanti.al