Spanja në gjysmëfinale të Botërorit

Spanja është gjysmëfinalistja e radhës e Kupës së Botës 2026. “La Roja” mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 në një çerekfinale të luftuar, duke siguruar një përballje spektakolare me Francën në fazën e katër skuadrave më të mira të turneut. Fabian Ruiz hapi sfidën për spanjollët, Charles De Ketelaere riktheu baraspeshën për belgët, por Mikel Merino vulosi kualifikimin me golin vendimtar në pjesën e dytë.