Murinjo plot “zjarr”, pret ofertën e vërtetë … që nuk po vjen!

Ish-trajneri i Realit të Madridit, Çelsit dhe Mançester Junajtidit Zhoze Murinjoështë hera e parë që po qëndron i “pa punë” një kohë kaq të gjatë. Ai akoma nuk po gjen një klub që t’ia mbushë mendjen dhe në një intervistë në “Skaj Sports” trajneri i shquar portugez vuri në dukje se ai po pret një ofertë të vërtetë që, nëse do t’i vinte, do ta pranonte menjëherë me “të dyja duart”.

“Në fakt, kjo është hera e parë që unë kam kaq shumë kohë që të mendoj. Tani kam ardhur në Setubal (Portugali), ku nuk kam qenë prej 20 vitesh dhe do të qëndrojkëtu edhe ditët e para të gushtit. Miqtë më thonë se po bëj mirë që po pushoj në korrik dhe gusht, gjë që kam shumë vite që nuk e kam bërë. Por, ajo që unë ndjej brenda vetes, është ‘zjarri’ i padurimit, sepse më mungon futbolli, ai ‘zjarr’ po më djeg nga brenda dhe mezi po pres që të më vij një ofertë e vërtetë”, i deklaroi Murinjo mediumit të lartpërmendur.

Sfidanti.al