Shakaja makabre e Skolarit që befasoi gazetarët në Brazil

Luis Felipe Skolari u shfaq në konferencën për shtyp dhe tentoi të bëjë një shaka që nuk u pëlqye aspak nga të pranishmit në sallë. Gjithcka ndodhi pas ndeshjes së kthimit në 1/8 e finaleve të Kupës Libertadores ku Palmeiras eliminoi Godoy Cruz me rezultatin e përgjithshëm 6-2 me trajnerin që iu përgjigj një pyetjeje për përforcimet në skuadër.

‘Matos(Drejtori Sportiv), Sisero dhe presidenti e dinë se cilët duhet të marrin për të përforcuar skuadrën-tha Skolaro-do të punojnë me emrat që u jap unë, por që nuk do t’i bëj të ditur këtu. Përvec të tjerave, edhe sepse mund të rrëzohet ndonjë avion dhe do vdesin të gjithë. Nëse ndonjë vdes, unë vetë do nxjerr fishekzjarrët’.

Një deklaratë kjo që i habiti të gjithë gazetarët e pranishëm të cilët e kishin ende në mendje aksidentin ajror të pësuar nga Shapokoense në vitin 2016 ku humbën jetën 71 persona. Duke parë reagimin që shkaktuan fjalët e tij, Skolari u përpoq që të rregullonte situatën.

‘Ju nuk jeni lojtarë dhe nuk e kuptoni shakanë time. Do të pres javën për të parë se cfarë do të ndodhë-tha Skolari më tej i cili mesa duket u përpoq t’i referohej odisesë së skuadrës së tij Palmeiras në momentin e uljes së avionit në Mendosa teksa hasi në vështirësi të mëdha. Por gazetarëve nuk u shkoi aspak në mendje ky moment, por aksidenti i rëndë i Shapekoenses

sfidanti.al