Demi i thotë Gjicit: ” Ti ha trajnerë, kurse tek Partizani m’i ha Starova”. Thumbime të javës..

Gaz Demi ( president i Partizanit): “ Thonë se unë dhe Safet Gjici hamë më shumë kokat e trajnerëve, por kjo nuk është e vërtetë. Safeti i heq vetë, kurse tek ne i largon …Starova”

Sinan Idrizi ( donator i Flamurtarit): “ Çifligari i futbollit ( flitet për presidentin Duka) do të flaës para dhe pas Erës së Re. Ky futboll nuk ka gojë por  do të ulërinte..”

Adrian Takaj ( president i Skënderbeut): “ Nuk merret vesh se çfarë duan tifozët, njehërë na ngritën lart në qiell si heronjtë e Korçës, tani na tregojnë me gisht sikur kemi shenjën e turpit..”

Nesti Gjoka ( trajner i Kukësit): “ Ju betohem se nuk ka prapaskenë por vetëm skenë kur luajmë me Partizanin. Starovës si në garat me motora, ia marrë në kthesë..”

Mirel Josa ( trajner iTiranës): “ Nëse gjërat do të vareshin nga unë, atëhere që nuk do ta mendoja dy herë se Partizani nuk mund të luajë në stadiumin tonë “Selman Stërmasi”

Gentian Mezani ( trajner i Flamurtarit): “ Kështu janë punët në Shqipëri, sapo vërshejnë paratë ka edhe më shumë dashuri për Flamurtarin…”

Ditmar Bicaj ( futbollist i Vllaznisë): “ I kam thënë portjerit Agiviç se Salihi do ta gjuante në qëndër dhe ai nuk bëri gjë tjetër veçse më dëgjoi..”

Bujar Pregja ( specialist maviole): “ E keni gabim kur mendoni se FSHF ka vënë njerëzit e saj nëpër maviola!  Kur ka kontakt ka penallti dhe mos më thoni se futbolli po behet si baleti”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *