Shkëndija e Haraçinës mundi minimalisht skuadrën e Pobedës me shifrat 1-0, në sfidën e ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e mbajtur në Prilep nuk u zhvillua aspak në kushte normale, pasi gjatë gjithë kohës pati thirrje anti-shqiptare nga tifozët vendas. Madje, edhe gjatë transmetimit live, ato dëgjohen pas golit të skuadrës shqiptare.

