Shkupi flet shqip, mund rabotnickin në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Skuadra e Shkupit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të fazës çerekfinale eliminoi Rabotnickin. Ekipi nga Çairi arriti të triumfojë me rezultat 1-0 ndaj “romantikëve”, me golin e vetëm të Mario Mladeonovskit të realizuar në minutën e 15-të, kur shënoi me kokë, pas një harkimi të Ali Adem nga rivënia këndore. Ky gol rezultoi vendimtar në fund, me Shkupin që regjistroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Me kët kualifikim, Shkupi iu bashkangjit ekipeve si Voska Sport, Makedonija Gjorçe Petrov dhe Tikveshi që kishin siguruar më herët këtë fazë. Kujtojmë se kjo ndeshje Rabotnicki–Shkupi ishte në program ditën e djeshme, si të gjitha ndeshjet tjera çerekfinale, por e njëjta u shty për shkak të kushteve jo të mira për lojë në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

 

sfidanti.al