Valverde “Los Blancos” deri në 2029

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin uruguaian, Federico Valverde. Los Blancos kanë vazhduar me rinovimin e kontratave të yjeve të ekipit, duke nënshkruar kontratë të re edhe me lojtarin e katërt brenda javës. Pas Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Edouardo Camavinga, tani radha ishte për yllin uruguaian, Valverde. Klubi mbretëror ka konfirmuar sot se ka rinovuar kontratën e Valverdes edhe për gjashtë vite. “Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftim. Përveç kësaj, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Real Madridë i ka vendosur brazilianit një klauzolë prej 1 miliardë eurosh, ashtu sikurse edhe tre lojtarëve tjerë.

sfidanti.al