Nile Ranger dikur fitonte mbi 10,000 euro në javë, por tani ai është i papunë pas kalimit të një kohe në burg. I krahasuar me talentin e Haaland, sot ai ka shumë pengje në jetë. Edhe pse 32-vjeçar, thotë se u “zbut” që kur u bë baba dy vite më parë, ndërsa ende beson se mund të performojë në fushë dhe dëshiron të përdorë përvojat e tij për të ndihmuar yjet e ardhshëm. Ish-sulmuesi i Anglisë U-19 u burgos në vitin 2017 pasi u deklarua fajtor për komplot për mashtrim, fillimisht shpërtheu kur luante te Newcastle United.
Kjo ndodhi pasi ai kishte kaluar 11 javë në një institut për shkelësit e rinj për rolin e tij në një grabitje të armatosur ndërsa ishte në akademinë e Southampton. Ai shkaktoi zemërim në vitin 2011 ndërsa ishte ende te Magpies pasi pozoi me një armë dhe më vonë u gjobit me 6,000 euro nga FA në 2012 për shkak të një sërë komentesh homofobike në Twitter. Ranger u dënua për sulmin ndaj dy oficerëve të policisë në tetor 2012 dhe iu dha një lirim me kusht, më pas në vitin 2014 ai u lirua nga akuzat për përdhunimin e një gruaje në hotelin Carlton.
sfidanti.al