Trazirat ndëretnike, Federata e Maqedonisë mbyll dyert e stadiumeve

Dy javët e fundit të këtij viti në kampionatin maqedonas do të luhen pa tifozë. Ky ka qënë vendimi i fundit i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh trazirat ndëretnike dhe problemet e ndryshme të shfaqura në shkallët e stadiumit këtë periudhë. “Komisioni i garave pranoi kërkesën dhe vendosi që ndeshjet e xhiros së 17-të (3 dhjetor, ora 13:00) dhe e xhiros së 18-të (8 dhjetor, ora 13:00) në Ligën e Parë të luhen pa praninë e publikut”, sqaroi Federata. Federata ka njoftuar gjithë ekipet e Ligës së Parë në lidhje me vendimin e fundit. “Vendimi i Komisionit të garës është marrë për shkak të një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe keqpërdorimi para, gjatë dhe pas ndeshjeve të futbollit”, sqaroi Federata.

sfidanti.al