Euro 2020, krizë diplomatike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

U duk se i sheshuan mosmarrëveshjes me akordin e arritur në buzë të një liqeni. Maqedonia e Veriut pranoi të ndryshonte emrin, që deri në atë kohë e pati Republika e Maqedonisë, në këmbim të mospengesës nga Greqia për integrimin europian, por ja që gjatë rrugës mund të krijohen edhe probleme. Marrëveshja e Prespës ishte një zgjidhje, veçse vjen Euro 2020 dhe një krizë diplomatike del në skenë. Në fanelën e ekipin ballkanas ishin inicialet MKD, që nënkuptojnë Maqedonia, dhe jo Maqedonia e Veriut siç kërkohet. Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, i dërgoi një letër homologut të tij të Shkupit, Bujar Osmani, duke i kërkuar që të respektohet marrëveshja. Kërkohet që inicialet të bëhen NM (North Macedonia) ose RNM. Edhe ministri grek i sporteve, Lefteris Avgenaqis, i dërgoi një letër presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin për këtë problem.

Sfidanti.al