Yamaha prezanton motorin e ri me Rossin në vitin e fundit të tij

Për Valentino Rossin 2020 është viti I fundit me Yamahën zyrtare në Botërorin e MotoGP. Piloti 40 vjecar nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij se në 2021 do të jetë I detyruar të braktisë skuadrën japoneze për t’ia lënë vendin Fabio Quartararos dhe këtë e shprehu gjatë prezantimit të motorit të ri tëYamaha M1 duke shtuar se ende nuk e mendon të tërhiqet nga garat

‘Ishte e vështirë marrja e vendimit për t’u larguar nga skuadra zyrtare në 2021, por në të njëjtën kohë nuk dua të vazhdoj nëse nuk jam kompetitiv-tha Rossi-objektivi im I pafrë është që të vazhdoj të garoj në 2021. Kështu që nëse do të kaloj te Petronas nuk do të sillte ndonjë ndryshim të madh për mua. I kërkova mbështetje Yamahas dhe ata u përgjigjën pozitivisht nëse unë do të vazhdoja garimin edhe pas Botërorit 2020. Nuk do të jetë detyrimisht për 2 sezone, do të vendos vit pas viti’.

Rossi foli edhe për zgjedhjen e bërë nga Yamaha për të sjellë në skuadër Fabio Quartararon

‘Yamaha bëri zgjedhjen e duhur-vijoi Rossi-Fabio ishte impresionues në sezonin e kaluar. Të  gjithë në paddock e prisnin që Quartararo të ishte një pilot shumë kompetitiv, por jo në këtë nivel, ishte një suprizë për të gjithë. Është shumë I ri dhe shumë I fortë, kështu që mendoj se zgjedhja e tij ishte një vendim korrekt nga ana e Yamahës’.

Sfidanti.al