Një makinë speciale për një futbollist special. Makina që Georgina I dhuroi Cristiano Ronaldos për 35 vjetorin e tij të lindjes nuk mund të thuhet se është një supermakinë normale. Në fakt është një version I ekzagjeruar I Mercedes Classe G e realizuar nga përgatitësi gjerman Brabus.
Duke parë siglën e kësaj makine GV 12 900 është e lehtë të kuptohet se kjo është një makinë me 12 cilindra me 6.3 litra dhe me një fuqi prej 900 kuajsh fuqi. Në të janë përdorur të gjitha teknologjitë e mundshme, por është pjesa e brendshme e saj që tërheq vëmendjen duke qenë se është luksoze në maksimum. Për të mos folur më pas për të tjera të dhëna sic është ajo e kalimit nga 0 në 100 km/h për 3.8 sekonda, ndërkohë që shpejtësia maksimale arrin në 270 km/h dhe kjo është me vetëkufizim në këtë nivel.
Sfidanti.al