Nata e dytë e festivalit të muzikës italiane, Sanremo pati një të ftuar të vecantë, Novak Djokovic. Tenisti serb, numri 1 I renditjes botërore dhe një njohës I mirë I gjuhës italiane falë bashkëpunimi të tij më Riccardo Piattin teksa stërvitej në Itali, u ngjit në skenën e ‘Ariston’ ku pati disa momente të këndshme me Fiorellon teksa interpretoi notat e këngës ‘Terra Promessa’ të Eros Ramazzottit.
Jo keq për një lojtar që vetëm ditën e diel ishte në Melbourne duke ngritur trofeun e tetë të tij të Australian Open
Sfidanti.al