Toni Kroos ishte I ftuar në programin gjerman Sportschau Club ku foli për aktualitetin te Reali I Madridit dhe përfaqësueses gjermane. Te Los Blancos, mefushori po luan prej 6 sezonesh dhe për të vazhdon të jetë dicka speciale.
‘Vazhdoj që të ndjej se kjo është dicka speciale-tha Toni Kroos-ngrohtësia e tifozëve kundrejt meje ishte e madhe që nga dita e parë. Pata fati që t’ua shpërblej me rendimentin tim të shfaqur menjëherë në fushën e lojës. Po punoj prej rregth 6 vitesh në mënyrë që klubi dhe tifozët të flasin mirë për mua
Toni Kroos foli edhe për mundësinë e tërheqjes së tij nga fusha e lojës që mund të ndodhë shumë shpejt.
‘Gjithnjë kam thënë se nuk do të luaj deri në moshën 38 vjecare-vijoi Kroos-kam edhe 3 vjet e gjysmë në kontratën time me Realin deri në verën e vitit 2023. Atëherë do të jem 33 vjec, mosha ideale për të bërë gjërat pa menduar se ke një kontratë 4 vjecare. Gjërat nuk mund të vazhdojnë më gjatë kur të vijë momenti’
Përsa u përket planeve të tij kur të lërë futbollin, Toni Kroos tha:
‘Ideja është që të kthehem në Gjermani, por prej 5 vitesh e gjysmë jam këtu dhe më pëlqen shumë-vijoi Kroos-fëmijët tanë po shkojnë në shkollë këtu dhe ata ashtu sikurse edhe ne janë të kënaqur. Të shohim se cfarë do të na rezervohet gjatë kohës që jam këtu. Nëse atyre do t’u pëlqeje dhe kanë miqtë e tyre këtu, për ne do të jetë e vështirë t’I largojmë nga ambient I tyre. Nuk kam atdhe të cilit do t’I referohem. Atdheu im është ai ku ndodhet familja ime.
Sfidanti.al