Slovenia mund Letoninë në një ndeshje spektakolare në Eurobasket

Në një ndeshje, ku u shënuan plot 200 pikë, Sllovenia mundi 103-97 Letoninë shkëlqyer dhe, tani, do të ndeshet në gjysmëfinale me Spanjën. Në fakt, para ndeshjes Slloveni-Letoni, ishte e vështirë të parashikohej se cili ekip do ta fitonte ndeshjen, ndërkohë që dy seleksionet ofruan një basketboll fantastik me shumë pikë. Më efikasi në ekipin e Sllovenisë ishte Donçiçi me 27 pikë, ndërsa Dragiçi shënoi një pikë më pak. Midis letonëve, më i miri ishte Porsingiz me 34 pikë. Në ndeshjen tjetër çerekfinale Spanja, pa shumë mundime, mposhti Gjermaninë me rezultatin 84-72.

Sot, në orët 17:45 dhe 20:30, do të luajnë Greqi-Rusi dhe Itali-Serbi.

Sfidanti.al