Futbollisti i Mançester Junajtidit dhe pjesëtari i përfaqësueses angleze, Markus Rashford, edhe, dje në mbrëmjë, shënoi gol për “djajtë e kuq” në ndeshjen e parë të tyre kundër Bazelit zviceran, duke e shënuar kthimin e tyre në Ligën e Kampioneve (LK) me një fitore bindëse 3-0, ndërsa golin e fundit e shënoi Rashfordi. Ky futbollist i ri, kështu, arriti kështu një sukses që rrallë herë e ka arritur ndonjë tjetër.
Pikërisht, ky futbollist i talentuar ka arritur që të shënoi për Junajtidin në të gjithë debutimet e tij në ndeshjet e Premier L:igës, Ligës së Evropës, Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Ligës së Anglisë. Që të mos harrojmë, ai ka shënuar gol edhe në debutimin e tij me përfaqësuesen e Anglisë!
sfidanti.al