Është e pabesueshme, por as 20 për qind e tyre nuk do të mund të hyjnë në stadium që të shohin ndeshjen mes Arsenalit dhe Këlnit. Klubi anglez, si regull, mund t’u japë tifozëve gjermanë jo më shumë se 3000 bileta për ndeshjen e raundit të parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Por, gjermanët kanë një problem të madh, sepse mëse 20 000 tifozë gjermanë kanë paralajmëruar se do të nisen nga Këlni për në Londër, sepse Këlni do të marrë pjesë, mbas 25 vitesh, në konkurrimin evropian dhe do të luajë, pikërisht, kundër Arsenalit të madh.
Shifra e mësipërme (20 000), në fakt, nuk është zyrtare, por është nxjerrë mbi bazën e fluturimeve të prenotuara për në Londër, pikërisht, ditën e zhvillimit të ndeshjes. Këlni ka gjithsej 100 000 banorë, por, sikurse duket, një numër të madh tifozësh futbolli. Arsenali, nga ana tjetër, i ka paralajmëruar tifozët që do të udhëtojnë pa bileta, që të mos t’u shkojë ndërmend se do të mund të futen në stadium pa bileta!
Sfidanti.al