Rally Dakar në zi, ndërron jetë motociklisti portugez Gonsalves

Rally Dakar nuk e humbi rrezikshmërinë e tij edhe pas transferimit në Arabinë Saudite. Një javë pas startit të evenimentin, erdhi lajmi I trishtuar për viktimën e parë të evenimentit. Bëhet fjalë për pilotin portugez Paulo Gonsalves që garonte në kategorinë e motorëve me skuadrën Hero, pasi më parë kishte qenë piloti zyrtar I Hondës.

I renditur në vendin e dytë në edicionin e Rally Dakar të vitit 2015, Gonsalves u rrëzua në kilometrin e 276 të etapës së 7 të kompeticionit, etapa e parë pas ditës së pushimit. Gonsalves u gjet pa ndjenja  pasi pësoi një infarkt. Menjëherë u bënë tentativat për ta mbajtur portugezin në jetë, por ai nuk mundi të mbijetojë me Gonsalves që ndërroi jetë me të mbërritur në spitalin Layla pasi u dërgua me helikopterin e emergjencës

Gonsalves, 40 vjec merrte pjesë për herë të 13 në Rally Dakar, kompeticion ku ai bëri debutimin në vitin 2006 dhe kun ë 4 raste është renditur në dhjetëshen më të mirë të evenimentit. Pas etapës së 6, ai ishte në vendin e 46 në renditjen e përgjithshme të këtij edicioni. I pari që kërkoi t’I japë ndihmën e tij portugezit, ishte Tobi Prajs, kampioni në fuqi dhe në vendin e tretë në klasifikimin e këtij viti duke humbur më shumë se 1 orë kohë. Gonsalves, bëhet I pari që humbet jetën në Rally Dakar në 5 vjet, herën e fundit që është shënuar një tragjedi e tillë ishte në 2015 kur polaku Mikal Hernik humbi jetën për shkak të dehidratimit.

Sfidanti.al