Ajaks, Van de Bek I thotë ‘Jo’ Mancester Junajtid

Doni Van De Bek refuzoi kalimin te Mancester Junajtid gjatë merkatos dimërore të transferimeve. Vetë futbollisti I Ajaksit që ka qenë edhe në shënjestrën e Realit të Madridit ka konfirmuar qëndrimin e tij te kampionët e Holandës deri në fund të sezonit dhe pse jo edhe për një kohë më të gjatë.

‘Është e sigurt që do të qëndroj te Ajaksi deri në fund të sezonit dhe kushedi vazhdoj me të edhe në atë pasardhës-tha Van de Bek për televizionin holandez ‘Fox Sports’ pas një ndeshjeje miqësore që Ajaksi luajti në Katar ndaj Bryzhit dhe që e fitoi me rezultatin 3-1

Gjatë kësaj jave, media angleze dhe holandeze publikuan lajme për interesin e shfaqur nga Mancester Junajtid për blerjen e Van de Bek në muajin janar.

‘Thashë që do qëndroj te Ajaksi dhe kështu do të ndodhë-konfirmoi futbollisti fjalët e tij-por është dicka e këndshme kur mëson se skuadra të tjera shfaqin interesin e tyre për ty’.

Van de Bek, që ka një kontratë me Ajaksin deri në qershor të 2022, pranoi që verën e kaluar Reali I Madridit tentoi për të blerë kartonin e tij, por transferimi I tij në kryeqytetin spanjoll dështoi në castet e fundit.

Sfidanti.al