Luis Suarez operohet, rreth 4 muaj jashtë fushave të lojës

Sezoni është praktikisht I mbyllur për Luis Suarez. Sulmuesi I Barcelonës u operua nga Dr. Ramon Kugat këtë të dirlë nga atroskopia për të kuruar një dëmtim në meniskun e jashtëm të gjurit të djathtë, dhe koha e qëndrimit të tij jashtë fushave të lojës është rreth 4 muaj, një lajm ky që u konfirmua nga vetë klubi katalanas

Uruguajani u operua në gjurin e djathtë edhe në muajin maj para finales së Kipës së Mbretit, por problemet për të vijuan kështu që u desh t’I nënshtrohej një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.

Problemet në gjurin e djathtë për Luis Suarez nisën para dy vitesh. Në fillim të sezonit 2017/18, uruguajani qëndroi jashtë fushave të lojës dhe nuk u operua duke  bërë një trajtim konservator. Përfitoi nga pauza e ndeshjeve të kombëtares për të pushuar duke arritur të mbyllë sezonin pa probleme dhe pa u operuar. Edhe sezoni I kaluar nisi me probleme dhe si në tetor ashtu edhe në nëntor vuajti problemet me gjurin e djathtë dhe në maj ui dorëzua dhe iu nënshtrua operacionit

Sfidanti.al