Me ardhjen e vitit të ri, Barcelona vendosi të aplikojë një klauzolë të re në kontratat e futbollistëve që do të blejë klubi në të ardhmen që quhet ‘klauzola anti-Pique’. Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja ABC sipas së cilës, klubi blaugrana vendosit që të përfshijë në kontratat e lojtarëve që do të vijnë në skuadër këtë klauzolë sipas së cilës ata duhet t’I dedikohen vetëm futbolli dhe nuk mund të merren me aktivitete ose interesa të tjera apo të jenë aktivë në rrjetet sociale gjatë impenjimeve agonistike të klubit.
Gjithnjë sipas ABC, Barcelona e mori këtë vendim në mënyrë që të mos përsëriten më situata të pakëndshme që janë regjistruar në të kaluarën dhe që kanë pasur si protagonist thuajse gjatë gjithë kohës,Gerard Pique.
‘I jam përkushtuar plotësisht tenisit. Është projekti I jetës sime dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kur beson në dicka dh eke një skuadër si ajo e imja, bën gjithcka mundesh për ta realizuar-kishte deklaruar Pique gjatë një interviste për të përditshmen AS, një deklaratë kjo që nuk u pëlqyen aspak nga drejtuesit e Barcelonës, por që në të ardhmen nuk do të dëgjohen më. Po kështu nuk do të ketë më dokumentarë të tillë si ai I Pique me Griezman në 2018 ku francezi komunikoi qëndrimin te Atletiko Madrid atë vit.
Cdo futbollist që do të firmosë me Barcelonën, që tani e tutje është I detyruar të respektojë edhe këtë kërkesë ekskluzive që I pengon të kryejë aktivitete të tjera në mënyrë paralele me atë futbollistik, përvec rasteve kur dicka të tillë e autorizon vetë klubi katalanas
Sfidanti.al