Roxher Federer gjatë kësaj jave është vënë nën presion nga aktivistët në mbrojtje të klimës mes të cilëve ishte padyshim edhe Greta Tunberg. Këta të fundit I kërkuan tenistit zviceran të ndërpresë bashkëpunimin me ‘Credit Suisse’ pasi kjo bankë po investon në energjinë e rinovueshme nëpërmjet karbonit, naftës apo gazit natyral me Federer që u përgjigj nëpërmjet një komunikate ku thekson e ka marrë shumë seriozisht cështjen e klimës.
‘E marr impaktin dhe kërcënimin e ndryshimeve klimatike shumë seriozisht, sidomos tani që unë dhe familja ime jemi në Australinë e shkatërruar nga zjarret-theksonte Federer në komunikatën e tij.
Presioni I ditëve të fundit mbi Federer ishte shumë I madh dhe gjithcka nisi në zvicër kur 12 aktivistë protestuan në ambientet e Credit Suisse në Lozanë të veshur si tenistë për të tërhequr vëmendjen e numrit 3 të renditjes botërore në mënyrë që ai të prishë kontratën me këtë bankë dhe për të denoncuar praktikat e saj
Tunberg, që javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Zvicrës për të marrë pjesë në një manifestim në Lozanë, përpara se të shkojë në Forumin e Davosit, e ripostoi një mesazh në Tëitter të 350.org që shfaqte mbështetjen e aktivistëve dhe pyeste Federerin nëse ishte dakord me politikat e Credit Suisse.
Federer në komunmikatën e tij pasi theksoi se e merrte seriozisht cështjen e klimës, shtoi se I falenderon të gjithë ata që rrisin presionin ndaj të gjithë të tjerëve për të reflektuar mbi sjelljen dhe për të kërkuar zgjidhje inovatore.
Sfidanti.al