Pa fund çuditë e NBA-së, Lebron e Kërri jo mbretërit e pagave

LA Lejkërs shpenzojnë 108 milionë dollarë për rrogat, ndërsa ka një diferencë të jashtëzakonshme pasi vetëm Lebron Xhejms merr 35.7 milionë USD, pra më shumë se një të tretën.

Për habi, ish-klubi i tij, Klivlend Kavaliers, shpenzon më shumë sesa kalifornianët, plot 111.6 milionë dollarë, ndërsa Kevin Lov paguhet jo pak, por 24.1 milionë.

Shumë më tepër sesa Lejkërsat, nxjerr nga xhepi rivali i qytetit, LA Klipers, me 119.1 milionë USD, ndërsa papritmas është italiani Danilo Galinari që merr rrogën më të madhe aty, 21.6 milionë.

Boston Sëlltiks është ndër klubet e NBA-së me borderonë më të lartë të pagesave, pasi i shkon deri në 126.8 milionë euro, dhe ai që quhet ylli kryesor, Gordon Hejuord (Hayëard) fiton me të vërtetë shumë, 31.2 milionë dollarë në vit.

Për habinë më të madhe, kampionia në fuqi dhe fituesja e titullit në 3 nga 4 sezonet e fundit, nuk ka listën më të shtrenjtë të rrogave. Golden Stejt Uorriors i paguan lojtarët e saj me 144.4 milionë USD, dhe Stefën Kërrin me 37.5 milionë, por mbetet në vendin e tretë.

Oklahoma Siti është e dyta (150.2 milionë dollarë, Uestbruk 35.4 milionë), ndërsa në vend të parë është Majemi Hit ne 152.3 milionë dollarë, ku Hasan Uajtsajd fiton 25.4 milionë USD në sezon.

Sfidanti.al