Fjala e Alegrit: Ronaldo këtë herë luan, më pas të shohim

Kristiano Ronaldo mund të jetë “margaritari” i ri i Juventusit, dhe njeriu që mbush tribunat edhe me tifozë kundërshtarë. Gjithsesi, ai nuk mund të luajë gjithnjë, të paktën trajneri Masimiliano Alegri nuk ia garanton këtë. Tekniku i kampionëve diskutoi për këtë temë në prag të sfidës së Serisë A ndaj Lacios, dhe ishte i qartë.

“Ndaj Lacios, Ronaldo do të luajë, dhe është në formë shumë të mirë, – tha ai, – por, mund të ndodhë që Kristiano të ketë nevojë të pushojë dhe ta nisë ndonjë ndeshje nga stoli, siç i ndodhi vjet tek Reali. Kjo do të varet nga momenti”.

Alegri, megjithatë, shprehet jashtëzakonisht i kënaqur nga ajo që po jep CR7-ta, duke e quajtur “fryt të punës dhe të sakrificës”, si dhe “një lojtar që e ka rritur shumë nivelin e Serisë A”.

Sfidanti.al