Në Gjermani flasin me siguri: Renault mund të lërë Formula 1 këtë vit

Gjërat nuk po shkojnë mirë në Formula 1. Këtë vit, skuderia franceze pati një frenim në zhvillimin e saj. Objektivi I Renault ishte që  të paktën të barazonte vendin e katërt për konstruktorë të vitit të kaluar dhe për t’iu afruar 3 ekipeve dominuese të këtij kampionati.

Por pavarësisht gjithckaje, Renault këtë vit e pa veten të kalohet edhe nga surpriza e madhe e këtij viti, Meklaren dhe tani e sheh shumë të vështirë marrjen e këtij venmdi të katërt për vitin 2019. Gjërat u komplikuan edhe më shumë kur në 11 tetor u shkarkua edhe Shefi Ekzekutiv, Tierri Bolore, për t’u zëvendësuar nga Klotilde Delbos, një lëvizje kjo që mund të rezultoje vendimtarr për ndryshimin e strategjisë sportive të kësaj marke dhe që mund të sjellë largimin e Renault nga Botërori I  Formula 1, madje vete Delbos theksoi se ishte e nevojshme që të analizohet prania e kësaj skuadre në këtë kampionat.

Me rregullat e reja në 2021 dhe mungesën e nënshkrimit të Paktit të Konkordias, Renault ka shumë të ngjarë që të mos e vijojë garimin në Formula 1, madje mund të largohet që në fund të këtij viti, gjë që theksohet edhe te  gjermania ‘Auto Bild’, edhe pse largimi I markës nuk do të thotë se edhe struktura e tij do t’I japë lamtumirën, pasi gjithnjë sipas ‘Auto Bild’ mund të blihet nga Dmitry Mazepin, babai I pilotit të Formula 2, Nikita Mazepin

Vlen të kujtohet se ditë më parë, Siril Abitebul foli në lidhje me këto zëra për largimin e Renault nga Formula 1 duke konfirmuar qëndrimin e kësaj skuderie deri në 2020, por nuk e konfirmoi këtë përt vitin 2021 për të cilin ka ende shumë detaje për t’u diskutuar.

Sfidanti.al