Stadiumet në lego të vogëlushit Xho Brajant

Në Angli është një tifoz I vogël me një pasion të madh; bëhet fjalë për Xho Brajant, 11 vjec dhe që ka hobi të ndërtojë stadiume me lego. Dhe gjithcka bëhet në perfeksion sipas origjinalit dhe plot me detaje, por ka një të dhënë të vecantë; Xho është anglez, por është I apasionuar pas Bundesligës dhe ndërton me lego vetëm stadiumet gjermane.

Vepra e tij më e fundit është stadiumi I Verder Bremen me vogelushin Xho që pati fatin që ta shfaqë modelin e këtij impianti tek ai I vërteti.

Ky pasion ka lindur te Xho kur ai ishte vetëm 7 vjec dhe me babain e tij ai udhëton për të ndjekur ndeshjet dhe me t’u kthyer në shtëpi ai nis të krijojë këto kryevepra të vogla. Secila prej këtyre ndërtimeve kërkon mijëra tulla lego që respektojnë kombinimin perfekt të ngjyrave. Për të ndërtuar stadiumin e Verder bremenit, ai përdori 4000 tulla lego.

Xho kërkon që t’I ruajë punët e tij sa më gjatë që të jetë e mundur, por shpesh ai është I detyruar t’I prishë ata për të ndërtuar stadiume të rinj. Objektivi I tij është që të rikrijojë të gjithë stadiumet e Bundesligës, më pas kushedi mund të hedhë sytë edhe nga kampionate të tjerë në Evropë.

Sfidanti.al