Venger te Bajerni? Mohon kontaktet por do shohë live ‘Der Klassiker’

Emri I Arsen Venger në orët e fundit është përmendur shpesh si kandidat për të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut në vend të Niko Kovac që u shkarkua për rezultatet jo pozitive të bavarezëve. Por francezi që është pa skuadër që pas largimit të tij nga Arsenali në vitin 2018 mohoi se ishte në kontakte me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë për të marrë këtë detyrë

‘Nuk kam folur kurrë me Bajernin e Mynihut sepse I njoh personat që e drejtojnë këtë klub prej 30 vitesh-tha Venger-isha pranë kalimit te Bajerni para shumë e shumë vitesh. Tani nuk kam folur me ta në mënyrë absolute. Nuk kemi folur dhe nuk e di nëse do ta bëjmë këtë’.

Por pavarësisht fjalëve të francezit, e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ flet me siguri për praninë e tij në klasiken e Bundesligës, sfidën mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit që do të luhet këtë të shtunë dhe kushedi, mund të këtë bisedime mes trajnerit dhe drejtuesve të Bajernit të Mynihut

Sfidanti.al