MotoGP, Mir kampion bote, s’e beson: Nuk kam fjalë, ëndërr e bërë realitet

Nuk ka fjalë që të përshkruajnë gëzimin që ndjen në momente të tilla. Nuk e beson, emocione dhe shumë mirënjohje kundrejt Suzukit nga ana e Joan Mir që në garën e parafundit u shpall kampion bote i MotoGP për herë të parë në karrierën e tij. I gjashti në garën e Valencias, piloti nga Mallorca shpërtheu në festë.

‘Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë që po ndjej dhe atë që bëra. Është një ëndërr e bërë realitet-tha Mir-nuk arrij të qaj e as të qesh, është një mix emocionesh të pabesueshme. Jam me të vërtetë shumë i lumtur, të ndjekësh një ëndërr për të gjithë jetën dhe ta realizosh atë është emocionuese. Pas disa orësh do të kuptoj atë cfarë kam bërë unë’.

Sfidanti.al