Sulmuesi mund të jetë i detyruar të mos largohet nga vendi për 10 ditë për shkak të koronavirusit. Për momentin, Erling Halandi nuk ka konfirmim për Kovid, por autoritetet norvegjeze dhe Federata vendosën ta izolonin gjithë kombëtaren pasi Omar Elabdelaui doli pozitiv. Situata tek Norvegjia është dramatike sepse ndeshja ndaj Rumanisë u anulua, po ashtu u anulua fluturimi çart i planifikuar drejt Bukureshtit. UEFA pritet t’ia japë ndeshjen e Ligës së Kombeve si fitore Rumanisë, ndërsa Borusia e Dortmundit pritet ta humbasë Halandin për sfidën e Bundesligës në fundjavë ndaj Hertës. Një humbje e madhe për verdhezinjtë.
Sfidanti.al