Miami në punë për garën e Formula 1 në 2021; vjen marrëveshja e parë

Miami dhe Formula 1 janë gjithnjë e më pranë; qyteti I Floridas në vitiin 2021 mund të presë për herë të parë në histori një Cmim të Madh të këtij kampionati.Lajmi u bë I ditur nga Drejtori Ekzekutiv I skuadrës së Miami Dolphins, Tom Garfinkel nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

‘Jemi shumë të lumtur të komunikojmë se Formula 1 dhe Hard Rock Stadium kanë arritur një marrëveshje të parë për të organizuar një garë të këtij kampionati në ambientet rreth stadiumit-shkruhej në postimin e Tom Garfinkel

Ndërkohë konfirmimet vijnë edhe nga vetë Formula 1 nëpërmjet Drejtorit Komercial të kampionatit, Shon Brecis. ‘Investimi është mbi 360 milionë Euro me krijimin e 35 mijë vendeve të punës. Mezi po presim që të cojmë këtë spektakël për herë të parë në një prej rajonet më tërheqës të botës-tha Shon Brecis.

Sfidanti.al