Ideja e cmendur; Karli Lloid, një futbolliste në NFL?

Në moshën 37 vjecare, me 2 tituj botërorë dhe 2 medalje të arta olimpike, nuk është aspak cudi të mendohet se Karli Lloid po mendon të bëjë dicka tjetër pas tërheqjes nga futbollu. Por ajo që po bën bujë në median amerikane është ideja e mesfushores që ka 286 ndeshje me kombëtaren e SHBA për të ndërmarrë një karrierë të dytë sportive.

‘Dua të provoj të luajë në NFL-tha Lloid në një episode të podcastit  të ESPN, “Laughter Permitted”-jam e vendosur për të vënë helmetën dhe të  tentoj e të shoh se cfarë do të ndodhë’.

Kjo deklaratë e Lloid mund të konsiderohet edhe si një batutë, por në muajin gusht, futbollistja kishte deklaruar se kishte marrë propozime serioze nga dy skuadra të NFL. Oferta këto që kishin mbërritur pas shpërndarjes së një videoje ku futbollistja që ishte e ftuar në stërvitjen e përbashkët të Philadelphia Eagles dhe Baltimore Ravens, shënoi nga një distancë prej 55 jardësh

‘Mendoj se mund të luaj edhe për disa vjet në nivel të lartë-shtoi futbollistja e Sky Blue-por nuk e përjashtoj mundësinë që edhe para tërheqjes të huazoj shërbimet e mi ate futbolli amerikan për ndonjë ndeshje parasezonale’.

Karli Lloid nuk është ylli I parë I futbollit evropian që imagjinon të ardhmen e saj në futbollin amerikan. Para disa muajsh ishte Herri kejn ai që tha se e sheh veten si një gjuajtës në NFL pas 10 apo 12 vitesh, ndërkohë që dikush tjetër edhe ia ka dalë mbanë, sic është rasti I Toni Frish, 3 herë kampion I Austrisë me Rapidin e Vjenës dhe që në 1971 nënshkroi me Dallas Cowboys me të cilin fitoi edhe Super Boëlin si një debutues. Për më tepër Frish ka hyrë në historinë e NFL si I pari që ka shënuar me stilin rabona. Në rastin e Lloid, ajo do të vendoste një tjetër rekord, do të bëhej e para femër që do të luante në National Football League.

Sfidanti.al