Luka Donçiç, vetëm 1 pikë larg rekordit të Lebron Xhejmsit

Iu afrua shumë, por këtë herë nuk ia doli, ndonëse duhet ta mbajë kokën lart. Luka Donçiç arriti në 999 pikë të shënuara në NBA, në vetëm 49 ndeshje, duke qenë potencialisht numri 2 për të gjitha kohët, në një statistikë të veçantë.

Slloveni synonte rekordin e Lebron Xhejmsit, si lojtari që arriti më shpejt se të gjithë numrin e 1 000 pikëve në NBA. Për fat të keq, ia prishi punën ndeshja ndaj Nju Jorkut, kur shënoi “vetëm” 16 pikë, poshtë mesatares së tij prej 20.2 pikësh për ndeshje. Nëse do të kishte realizuar qoftë edhe 1 pikë më shumë, do të barazohej me Lebronin, që arriti 1 000 pikë në 49 ndeshje.

Gjithsesi, Donçiç pritet të jetë lojtari që do t’i arrijë 1 000 pikë në 50 ndeshje, dhe kjo do të thotë se ai do të jetë mbi Kevin Durantin (iu deshën 52 ndeshje) apo Kobi Brajanti (57).

Sfidanti.al