Klivlend fiton sërish, mposht edhe Uashington Uizards

Klivlend nuk ndalet më në kampionatin e NBA. Këtë radhe Kavaliers mposhti Uashingtonin 106-99  ku spikatën Lebron Xhejms dhe Kevin Love. ‘The King’, që zbriti nëparket i veshur me këpucë të nryshme 1 të bardhë e 1 të zeze me mbishkrimin ‘Barazi’, e mbylli sfidën me 20 pikë, 12 topa në tabelë dhe 15 assist. Ndërsa Kevin Love shënoi 25 pikë, por ai shpërtheu në periodën e fundit të sfidës, kur Klivlend bëri diferencën në parket për të fituar ndeshjen.

Fitore shënoi edhe Detroit që gjunjëzoi Orlando Mexhik 114-110, në një ndeshje që rrezikoi shumë ta humbiste. Detroit i bëri një start të vrullshëm ndeshjes dhe arriti deri aty sa të krijonte një avantazh prej 17 pikësh, por Orlando përpak sa nuk përmbysi gjithcka duke e shkurtuar diferencë deri në 6 pikë. Gjithesi skuadra nga Florida nuk mundi të bënte dot më shume dhe Detroit e mbylli sfidën në favorin e saj duke regjistruar fitoren e 3 radhazi.

Sfidanti.al