Sesk Fabregas bën hapin e madh, drejt Altarit me Daniela Seman

Pas 6 vitesh lidhje, Sesk Fabregas bën më në fund hapin e madh duke i propozuar për martesë Daniela Semanit, nënën e 3 fëmijëve të tij. Prej kohësh flitej për një martesë  mes futbollistit dhe Danielës të cilët e nisën këtë lidhje dashurie në vitin 2011, një histori që më në fund do të bëhet realitet dhe cifti pritet të shkojë drejt altarit vitin e ardhshëm. Lajmin e gëzuar për martesën e tij, mesfushori i Çelsit e publikoi në Instagram ku shfaqej dora e futbollistit dhe ajo e bashkëshortes së tij të ardhshme që ka një unazë me gurë të cmuar. Bashkë me foton, Fabregas shkruante: ‘Në të mirë e në të keq’.

Daniela iu përgjigj menjëherë këtij postimi të Fabregas duke publikuar të njëjtën foto por me mesazhin: ‘I thashë Po, njeriut të zemrës sime. Të dua shumë’. Cifti mori urimet më të sinqerta edhe nga vajza e madhe e modeles libaneze, Maria Tabuk që e mbuloi foton me emotikone zemrash.

Daniela Seman dhe Sesk Fabregas u njohën në 2011 gjatë një feste dhe pak kohë pas këtij takimi Daniela i dha fund martesës së saj të parë nga e cila ajo pati 2 fëmijë dhe për t’u lidhur përfundimisht me spanjollin dhe që nga ai moment ata janë të pandarë. Dy vjet pas lidhjes, Sesk e Daniela u bënë me fëmijën e tyre të pare, Lia që tani është 7 vjec. Në 2015, çifti u bë sërish me vajzë, Kapri, ndërsa në prill të këtij viti erdhi në jetë vogëlushi Leonardo.

Sfidanti.al