Hamilton e ka me median: Kontrata? Nuk kam folur ende me Wolff

Lewis Hamilton është i përqendruar në maksimum te gara e Austrisë, por kjo nuk e pengon atë që të bëjë disa kritika në lidhje me lajmet e publikuara së fundmi në lidhje me kontratën e tij me Mercedes, teksa ka qartësuar situatën e ka thënë se ende nuk ka folur me drejtuesit e skuderisë gjermane

Së fundmi është folur për një pretendim të Lewis Hamilton për një rritje të pagës në 45m milionë Euro në mënyrë që të rinovojë kontratën me Mercedes me këtë të fundit që në të vërtetë i ofroi gjysmën e kësaj shifre për shkak të impaktit të pandemisë coronavirus dhe shkurtimit të buxhetit.

Kjo ka acaruar jo pak Hamilton që nëpërmjet një postimi në Instagram sulmoi mediat duke shuar njëherë e mirë zërat e krijuara rreth tij

‘Mediat vazhdojnë të shkruajnë për mua duke thënë se bëj kërkesa, por unë nuk kam folur me Toto Wolff. Bisedimet me skuadrën nuk kanë nisur ende. Kështu që ju lutem mos shkruani më lajme false-shkruante në postimin e tij.

sfidanti.al