Inter, tani mendon edhe për David Alabën; gati goditja

Për momentin është një ëndërr, por Inter po punon prej muajsh sepse Antonio Conte e di shumë mirë që në skuadër duhen edhe lojtarë si David Alaba për të fituar trofe. Ashtu sikurse ndodhi edhe me Hakimin, Marotta dhe Ausilio prej kohësh kanë hapur dosjen për mbrojtësin e fortë austriak i cili mund të luajë edhe në mbrojtjen me 3 në krahun e majtë, sic është skema e Contes.

Por risia në këtë histori që është zbuluar nga media italiane, është ardhja e Alabës në Milano 2 herë përpara fillimit të periudhës së kufizimit për shkak të pandemisë coronavirus, së bashku me babain e tij që është edhe njëkohësisht edhe ai që e përfaqëson në konsulencë me superagjenin Zahavi.

Alaba vlerësohet 50 milionë Euro dhe ka një pagë prej 11 milionë Eurosh  bruto në sezon, por kontrata e tij me Bayernin e Mynihut skadon pas 1 viti dhe për momentin ai ende nuk e ka rinovuar atë. Për austriakun kanë shfaqur interesin e tyre edhe  Reali i Madridit, Manchester City e Paris Saint Germain, por Interi është plotësisht në garë edhe është në pritje sic ishte ne rastin e Eriksen dhe mund të përshpejtojë operacionin nëse Bayerni i Mynihut do të pranojë shkëmbimin me Perisic dhe me një lojtar tjetër të fuqishëm.

sfidanti.al