Gjithcka nis nga zërat që flasin për pakënaqësitë e Lionel Messi. Pezullimi i bisedimeve për rinovimin e kontratës me Barcelonën, hipoteza për të provuar një aventurë tjetër, ideja për të përqafuar sërish Guardiolën apo për t’u kthyer te skuadra e Newell’s Old Boys, kanë bërë që në media të shpërthejë fantazia përsa i përket të ardhmes së sulmuesit argjentinas. Në këtë kuadër, me këto zëra bashkohet legjenda e futbollit brazilian, Rivaldo që ka bërë që tifozët e Juventusit të nisin të ëndërrojnë.
‘Besoj se disa agjentë kanë filluar të ëndërrojnë dyshen Messi-Ronaldo te Juventusi-u shpreh Ronaldo-nëse kjo do të ndodhë do të jetë një ‘boom’ dhe Juventus do të rikuperonte menjëherë cdo investim falë marketingut. Do të ishte dicka historike të shihje këta lojtarë bashkë dhe besoj se shumë sponsorë e duan këtë, kështu që është një mundësi’.
Por shpesh është treguar se ëndrrat janë thjesht dëshira, sic ishte ajo e vitit të kaluar kur tifozët e Zonjës së Vjetër ëndërruan ardhjen e Guardiolës, që do të thotë se realiteti shpesh është ndryshe nga ajo që ëndërrohet.
sfidanti.al