Red Bull dhe DAS, Horner: Duhet punojmë edhe ne për të

Botërori i Formula 1 i 2020 nisi me ‘helme’. Ditën e premte Red Bull pas provave të lira të Cmimit të Madh të Austrisë u ankua për Mercedes për përdorimin e sistemit DAS, që u përfol shumë edhe  gjatë testeve dimërore në Barcelonë në fillim të këtij viti. Drejtuesit e skuderisë austriake u kapën pas neneve 3.8 dhe 10.2.3 të rregulloreve për aparatet aerodinamke dhe modifikimet në sistemin e amortizatorëve, një ankesë kjo që u hodh poshtë nga drejtuesit e Formula 1.

Megjithatë, te Red Bull optimizmi nuk mungon teksa kanë pohuar se edhe skuadra austriake mund të përdorë këtë teknologji duke qenë se për këtë vit ajo konsiderohet brenda normave

‘E dimë verdiktin-tha Drejtori i Red Bull Christian Horner-e dimë që DAS për këtë sezon është konsideruar si brenda normave dhe tani duhet ta shfrytëzojmë këtë teknologji edhe në makinën tonë. nuk do të apelojmë vendimin sepse nuk do të ndryshonte asgje pasi FIA e ka këtë ide në sistemin e saj. Protestuam të premten për të mos shkatërruar fundjavën e garës dhe donim vetëm disa sqarime për një pjesë të rregullores shumë komplekse

sfidanti.al