Fitojnë Klipersat dhe Leonardi, por Luka Donçiç vazhdon të shkëlqejë!

Ekipit të tij nuk po i bën aspak mirë klima e Floridës, dhe formati me grumbullim, veçse slloveni po ndihet gjithnjë e më mirë që pas rifillimit të NBA-së. Luka Donçiç shënoi 29 pikë, duke pasur 141 pikë në 4 ndeshje (mesatarja gati 33 për ndeshje), veçse Dallas Maveriksi pësoi humbjen e tretë në këtë periudhë. U mund lehtësisht nga Los Anxhelos Klipersat, 111-126, ndonëse e ka të sigurtë vendin në plej of. Donçiç mund të quhet kandidat për Lojtarin më të mirë të vitit, veçse në sfidën e fundit doli fitues Leonard me 29 pikë 6 topa në tabela e 5 asistë. Bashkë me të, Pol Xhorxh me 24 pikë, por sidomos qendra e re kroate, Ivica Zubac, që shënoi 21 pikë e kapi 15 topa në tabela, duke i realizuar të 10 gjuajtjet nga loja. Në krah të Donçiçit ishte letonezi Kristaps Porzingis me 30 pikë, 9 topa në tabela e 5 asistë.

Sfidanti.al