F1, Hamilton I pangopur: Të tërhiqem? Në 2020 dua titullin e 7

Ljuis Hamilton as nuk e con nëpërmend tërheqjen nga garat e Formula 1, përkundrazi britaniku është më I panmgopur se kurrë dhe në 2020 do të tentojë të fitojë titullin e 7 botëror për pilotë që do ta barazonte me legjendën Mikael Shumaher. Hamilton pohoi gjithcka në një intervistë të dhënë për ‘Jornal Nacional’ për Rete Globo teksa foli për të ardhmen e tij.

‘Po shijoj të ardhmen dhe është e sigurt që nuk do të tërhiqem në një kohë të shkurtër-tha Hamilton-jam në kërkim të titujve të rinj, të shtatin dua ta fitoj në 2020. Urrej të humbas edhe pse jo kaq shumë si kur isha më I ri. Po pres me ankth edhe vitin 2021 kur do të hyjnë në fuqi edhe rregullat e reja të cilat duhet të mundësojnë rritjen e konkurencës mes skuadrave. Shpresoj që të jetë kështu dhe të gjithë të nisen nga I njëjti nivel. Më pëlqen ideja sepse në këtë mënyrë jam rritur duke garuar me makinat kart’.

Sfidanti.al