Tonali? Kush është ky “meteor” që kushton 300 milionë euro?!

Mosha e tij është vetëm 19-vjeçare, dhe klubi në të cilin luan nuk është me emër të madh. Natyrisht, Bresha luan në Serinë A, një nga 5 ligat më të forta të botës, por gjithsesi është “lilipute” për të kërkuar 300 milionë euro për një lojtar. Ja pra që kështu po ndodh, pasi presidenti Çelino ka deklaruar se nuk do ta lejojë Sandro Tonalin që të largohet për një shumë më të vogël se kjo.

Ndoshta, Çelino ka të drejtë, pasi mediat shkruajnë se shumë gjigandë të Europës e duan mesfushorin, dhe ndër ta janë padyshim Juventusi e Interi, por edhe Mançester Junajtidi, Mançester Siti apo Paris SG. Paraqitjet e tij në Itali kanë bërë që tifozët të nisin krahasimet me legjendën Andrea Pirlo. Tonali ka bërë tashmë edhe debutimin për Italinë, dhe karriera e tij duket se do të jetë e madhe.

Sfidanti.al