Gara e kësaj të diele në Valencia do të jetë e fundit në karrierën e Horge Lorencos në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll I Hondës e zyrtarizoi lajmin nëpërmjet një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e cirkuitit Ricardo Tormo, ndërkohë që kreu I Dornas, Ezpeleta bëri të ditur se Lorenco, 5 herë kampion bote do të hyjë në Hollin e Famës së motociklizmit, MotoGP Legends
‘Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit që pranuat të vinit këtu më bën të ndihem krenar dhe I lumtur-tha Lorenco-në jetën e një piloti janë 4 ditë të rëndësishmel; debutimi në botëror, fitorja e garës së parë, fitorja e botërprit të parë dhe kur bën të ditur tërheqjen nga garar dhe kjo ditë erdhi edhe për mua. Jam këtu që të lajmëroj se kjo e së dielës do të jetë gara ime e fundit në MotoGP dhe pas kësaj gare do të tërhiqem si pilot profesionist.
Sfidanti.al