Andi Marej parashikon “ujqërit e vjetër”.. favoritë kryesor te Uimbëlldonit

Novak Gjokoviçi do të jetë favoriti Nr.1 në Uimbëlldon, ndërkohë që Endi Marej konsideron se Nadali, Federeri dhe Gjokoviçi ende nuk kanë asnjë konkurent serioz në “sportin e bardhë”.

“Unë mendoj se fituesi i turneut do të dalë nga këta tre tenisistë, sepse në fund të fundit edhe në këtë turne do të triumfojë përvoja”, deklaroi ky tenisist 32 vjeçar nga Gllasgou që është tenisti i vetëm që gjatë 17 viteve te fundit u ka bërë ballë Nadalit, Federerit dhe Gjokoviçit.

Marej që ka fituar dy herë (2013, 2016) turneun e Uimbëlldonit, këtë vit nuk ka marrë pjesë në asnjë turne, për shkak të një dëmtimi serioz në ije.

Sfidanti.al