“Mbreti Mida” i basketbollit: Tre sezone NBA, tre unaza kampioni!

Sipas mitologjisë greke, mbreti Mida shndërronte në ar gjithçka që prekte me dorën e vetë dhe, nëse këtë do ta kërkonim në planin sportiv, atëherë patjetër duhët te përmëndim basketbollistin Pet MekKou, rezervë standarde në ekipin e Toronto Raptorsave që arriti fitore historike në serine finale te NBA-s kundër Golden Stejtit.

Kjo fitore ishte historike jo vetëm për gjithë këtë qytet (Toronto) të Kanadasë dhe për vellezërit spanjollë Gasol, por edhe për Pet MekKoun që nuk di të bëjë gjë tjetër, veçse të fitojë tituj të NBA-s dhe që ironia të jetë më e madhe, ky basketbollist pothuajse nuk luajti as në serinë finale të fundit dhe as në dy seritë finale të mëparshme, kur ai luante me Golden Stejtin që në këto dy raste u shpall kampion i NBA-s.

Yjet aktualë te Golden Stejtit ishin të detyruar t’i uronin titullin e tretë radhazi të NBA-s MekKout që deri vjet ka qënë bashkëlojtari i tyre. Arritja e këtij basketbollisti është historike dhe është shndërruar në temë qëndrore në opinionin publik sportiv amerikan, duke pasur parasysh minutazhin shumë modest të tij në lojë.

MekKou luajti gjthsej gjashtë minuta në serinë finale, dhe me një mesatare prej 0,8 pikësh, 0,5 asistencash dhe 0 kërcime në tabelë arriti deri te titulli i tretë radhazi kampion i NBA-s në moshën 23 vjeçare, gjë që nuk e ka bërë asnjë nga yjet aktualë me te mëdhenjë ne ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Sfidanti.al