Argjentina dhe Mesi, binomi që zhgënjen pa limit…

Argjentina i zhgënjeu përsëri tifozët e vet në Kupën Amerika, pasi edhe në ndeshjen e dytë nuk arriti të fitoi, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1:1 me Paraguajin dhe duke kërcënuar shanset e veta për t’u kualifikuar më tej në këtë kampionat kontinental.

Mesi e shpëtoi Argjentinën nga humbja me golin që shënoi nga penalltia në minutën e 57-të. Pjesa e parë përfundoi 1:0 në favor të Paraguajit me gol të shënuar nga Riçard Sançesi, ndërkohë që ky ekip edhe mund të fitonte, nëse do të kishte realizuar një penallti, kur rezultati ishte 1:1.

Argjentina renditet në tabelë në grupin e saj me vetëm 1 pikë, ndërkohë që Kolumbia është e para me 6 pikë (2 ndeshje), Paraguaj – 2 pikë (2) dhe Katari – 1 pikë. Në ndeshjen e fundit që ka mbetur në këtë grup Argjentina duhet të fitojë patjetër kundër Katarit që të mund të kualifikohet në fazën tjetër të kësaj kupe.

Sfidanti.al