Turi i Francës; pas Kris Frum, eventi braktiset dhe nga Tom Dymulin

Dy nga 3 ciklistët që u ngjitën në podium në Turin e Francës së vitit të kaluar, nuk do të jenë në edicionin e këtij kompeticioni të 2019. Pas Kris Frum, ai që detyrohet të tërhiqet nga evenimenti më i rëndësishëm ciklistik është Tom Dymulin. Lajmin e konfirmoi skuadra e tij Team Sunëeb teksa në një komunikatë për shtyp theksoi se ciklisti holandez nuk do të jetë në Turin e Francës që do të startojë në 6 korrik.

Dymulin pësoi një dëmtim në gju gjatë Xhiros së Italisë dhe duket se nuk është riaftësuar plotësisht që do të thotë se ai nuk do të ishte në gjendjen më optimale në Turin e Francës. Ndërkohë probleme ka pasur edhe fituesi i kompeticionit Xherent Tomas për shkak të një rrëzimi të pësuar në Turin e Dofinesë.

Kjo situatë bën të mendosh se në edicionin e këtij viti të Turit të Francës do të presim protagonistë të rinj që do të kërkojnë të shkruajnë emrin e tyre në këtë ngjarje historike ciklistike mbi 100 vjecare.

sfidanti.al